Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani i bashkohet Llapit

Klubi i futbollit Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar të verës.

Të martën llapjanët e kanë prezantuar futbollistin Alban Ramadani.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin nga Podujeva.

Mesfushori defanziv, Alban Ramadani, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ekipet zvicerane si Servette, Stade Nyonnais, Chiasso, United Zürich, SC Juventus, Etoile. Në Itali ka luajtur te skuadra si Calcio Padova, Pordenone Calcio dhe SS Maceratese.

Deri me tani Llapi ka angazhuar 12 lojtarë. Po ashtu janë larguar disa lojtarë nga kjo skuadër.