Ylber Ramadani ka qenë prej më të mirëve në fushë, në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë të dielën mbrëma në “Air Albania”.
Ai nga statistikat pas përfundimit të ndeshjes, pati mbi 13 kilometra vrapim.
Është kthyer edhe në një lloj lideri te skuadra “kuqezi”.
Pas ndeshjes, Ramadani tha se goli i Jasir Asanit erdhi në momentin e duhur.
“Në 15 minutat e para ishte e vështirë. Ata bën gol që u anulua, por i thash Gjimshitit dhe Ismajlit se duhet të zgjohemi sepse duhet ta fitojmë ndeshjen, nuk duhet të vazhdojmë kështu. Goli i Asanit erdhi në kohën e duhur. Pastaj e morëm veten dhe nuk kujtoj që kundërshtarët krijuan ndonjë shans në gjithë ndeshjen”, tha fillimisht Asani.
Një ditë para lojës, Ramadani ka thënë se ndeshja ndaj Polonisë duhet fituar. Ai ka nënvizuar se ndaj polakëve nuk duhet humbur apo lëshuar pikë.
“Te Aberdeeni vitin e kaluar e kam pasur vitin më të madh që më ka ngritur si lojtar. Do të punoj edhe më shumë. Jam 27-vjeçar dhe dua ta jap më të mirën në çdo stërvitje, në çdo ndeshje me ekipin dhe Kombëtaren. Duhet të punojmë dhe të vazhdojmë para me fitore”, vazhdoi tutje futbollisti i Lecces në Serie A.
Ai tregoi se pati detyra specifike të dhëna nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho.
“Para ndeshjes trajneri i ka dhënë më shumë liri Asllanit. Mu më tha që të rri më lartë, ndërsa në fazën defensive e kam marrë Zielinskin apo Leëandoëskin. Duhej t’i menaxhoja ata dy, kushdo që hynte në zonën time. Prandaj e kisha të vështirë të hyja në lojë. Pastaj fola me Asllanin që të vijë më prapa të marrë topin që unë të kem më shumë liri. I kam thënë trajnerit para ndeshjes që nuk e kam problem ta ruaj Zielinskin. Ai më tha në stërvitje që ta prisja sepse ai ka teknikë të mirë”, është shprehur Ramadani.