Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asani beson në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

Jasir Asani

Jasir Asani ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Shqipërisë. Njërin prej golave Asani e shënoi ndaj Polonisë, kundërshtares së Shqipërisë në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026.

Asani shënoi ndaj Polonisë në fitoren 2:0 në Tiranë më 10 shtator të vitit 2023. Ai shpreson të shënojë sërish gol ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Emocione ka çdo ndeshje dhe kur shënon gol ndaj një përfaqësuese siç është Polonia nuk e harron asnjëherë. Kam përjetuar emocionet më të mëdha kur shënova golin. Uroj të shënoj sërish gol ndaj Polonisë”, ka thënë Asani për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka vlerësuar lart ekipin përfaqësues të Polonisë. Por thotë se Shqipëria ka gjasat e saj për të dalë fituese ndaj polakëve.

“Polonia ka lojtarë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë që luajnë në kampionate të mira. Uroj të mos kemi lëndime dhe të jemi gati 100 %. Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet të shkojmë për të fituar. Me ndihmën e të gjithëve mund t’ia dalim. Në shtëpi e kemi mposhtur dhe duhet të jemi të fokusuar maksimalisht në ndeshje”, është shprehur Asani.

Asani luan te Esteghali, një prej ekipeve më të mëdha në Iran. Tri ditë pasi nisi lufta, ai u largua nga vendi i Lindjes së Mesme.