Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq e ka cilësuar yllin e Chelseat, Eden Hazard si lojtar të klasit botëror derisa dy ekipet do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.
Barça udhëton në Londër për ndeshjen hapëse të duelit dhe është përballja e parë e këtyre klubeve që prej vitit 2012.
Kroati ka thënë në konferencë për media se Hazardi është kërcënimi kryesor i Barçës në këtë takim.
“Për mua [Hazard] është [lojtar i klasit botëror]. Ndoshta njëri prej kryesorëve te Chelsea. Por e dimë se Chelsea nuk e ka veç Hazardin”, ka thënë Rakitiq.
“Natyrisht se duhet të jemi gati për ta ndalur. E dimë se është i shpejtë në duele. Në ndeshjet e fundit ka qenë në formë. Duhet të jemi gati për të”.
Artikuj të ngjashëm