Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Raketat” e Houstonit fitojnë në sekondat e fundit

Philadelphia 76ers u mposht në sekondën e fundit të ndeshjes nga skuadra Houston Rockets, 105:104, në një ndeshje që vendësit e luajtën jashtëzakonisht mirë dhe udhëhoqën thuajse gjatë gjithë takimit.

Pas humbjeve nga Raptors e Celtics, kjo e fundit ishte më e rëndë për tifozët e Philadelphias, pasi e panë skuadrën e tyre teksa udhëhiqte 104:102, gjashtë sekonda pa përfunduar i gjithë takimi. Por më pas erdhi asistimi i James Harden për bashkëlojtarin Eric Gordon, i cili nuk gaboi nga vija për tri pikë, për t’i dhënë fitoren e katërt skuadrës së tij, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më i dalluari në takim në fitore ishte vetë Gordon që e përfundoi ndeshjen me 29 pikë në total.