FIGC (Federata Italiane e Futbollit) e ka suspenduar agjentin e mirënjohur italian Mino Raiola për tre muaj në aktivitetet e agjencive sportive, raporton calciomercato.
E gjithashtu me dy muaj është suspenduar edhe Vincenzo Raiola, transmeton Koha.net. Nuk është konfirmuar ende se pse ka ardhur deri te ky suspendim.
Këto suspendime janë mjaft të rënda kur dihet se afati kalimtar i verës është afër.
Mbetet të shihet se si do të ndikojë suspendimi i tyre në klientët siç janë De Ligt, Pogba, Verratti, Lukaku e shumë të tjerë.
Artikuj të ngjashëm