Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raiola në nëntor diskuton me Unitedin të ardhmen e Pogbës

Mino Raiola në nëntorë do të diskutojë me Manchester Unitedin të ardhmen e Paul Pogbas, i cili është lidhur me një largim nga Old Traffordi, raporton The Guardian.

Marrëdhëniet ndërmjet Mourinhos dhe Pogbas kanë arritur në pikën kulminante të frustrimit në ditët e fundit, duke e vënë kështu në dyshim të ardhmen e francezit me “Djajtë e Kuq”, transmeton Koha.net.

Raiola është duke shikuar për një klub të ri për klientin e tij. Pogba është lidhur me një rikthim te Juventusi, por edhe me një transferim në Spanjë.