Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Raiola, armik i klubeve”

Njëri ndër agjentët më të mëdhenj në botën e futbollit, Mino Raiola, që ka shumë yje nën menaxhimin e tij është cilësuar si “armik i klubeve të futbollit” nga ish-presidenti i Napolit, Corrado Ferlaino.

Raiola është agjent i yjeve si: Mario Balotelli, Gianluigi Donnarumma, Paul Pogba, Zlatan Ibrahimoviq, dhe së shpejti pritet të bëhet edhe i Lorenzo Insignes, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Raiola është armik i klubeve të futbollit, i aftë të shkatërrojë kontratat e sapo nënshkruara”, është shprehur Ferlaino për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ai kërkon rritje të pagës pas disa ndeshjeve të mira, por kur lojtarët e tij nuk luajnë mirë, atëherë marrin pagat e njëjta si gjithmonë”, është shprehur ai.

Ferlaino e sheh Juventusin favorit për ta fituar titullin përsëri, megjithatë nuk ka përjashtuar mundësinë që Napoli të befasojë në këtë sezon.