Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mino Raiola e krahason FIFA-n me mafinë

Menaxheri i Paul Pogbas e Zlatan Ibrahimoviqit, Mino Raiola, e ka krahasuar shtëpinë botërore të futbollit, FIFA-n, me mafinë.

Ai ka deklaruar se pas 10-të vjetësh, shtëpia e futbollit botëror nuk do të ekzistojë më.

“FIFA në 10-të vjet, mund ta shkruani, nuk do të ekzistojë më”, ka thënë Raiola.

“Ata e ndajnë pushtetin, ndajnë punët, i ndajnë paratë dhe në këtë mënyrë e mbajnë të lumtur secilin. Dhe ne vijmë nga Italia, ne e dimë se cila organizatë e bën atë, e dimë këtë gjë”, ka thënë menaxheri Raiola, që qartë i është referuar mafisë.

Artikuj të ngjashëm