Basketbollisti Eric Davis Jr i është bashkuar klubit të Rahovecit, ka bërë të ditur ekipi në Facebook.
“Amerikani 24-vjeçar që luan në pozitat 2 dhe 1, i bashkohet karvanit bardhekaltër drejt arritjes së objektivave. Me të në parket skuadra ndihet më e kompletuar, teksa shpresojmë që fati, si pjesë e pandashme e një sportisti, nën fanellën tonë, të jetë në anën e tij”, thuhet në shkrim.
Ditë më parë KB Rahoveci ka njoftuar për transferimin e Myles Thomasit.