Edhe një klub kosovar bëhet pjesë e garave evropiane. Bëhet fjalë për klubin e hendbollit Rahoveci që sonte prej orës 18:00 e luan ndeshjen e parë në kuadër të kupave evropiane.
Rahoveci që ka pak përvojë në Superligën e Kosovës, luan në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane me skuadrën kampione të Çekisë, Karvina. Ndeshja luhet në palestrën “Mizahir Isma”.
Ndeshja e kthimit është pas një jave ne Çeki. Ndërkohë prej orës 15:00, Besa Famgas takohet me Helsinkin. Ndeshja luhet në Finlandë, ndërsa ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë. Edhe kjo ndeshje i takon raundit të dytë të Kupës Evropiane që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube.
Artikuj të ngjashëm