Pas humbjes nga Peja në ndeshjen debutuese të Ligës Ballkanike, Rahoveci ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e parë në shtëpi në këtë garë.
Humbjen e dytë këtë edicion në këtë garë ia shkaktoi Ibar Rozaje me rezultat 74:77.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇereku i parë ishte në të mirë të vendasve, 22:19, por në periudhën e dytë mysafirët krijuan epërsinë e madhe, duke fituar 11:23. Në dy periudhat e fundit, vendasit fituan me distancë jo të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.
Pas dy ndeshjeve Ibari ka dy fitore, ndërsa Rahoveci dy humbje.