Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci përforcohet me kroatin Mikuliq

Foto: KB Rahoveci

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll Rahoveci është përforcuar me basketbollistin kroat Josip Mikuliq.

Lajmi është bërë i ditur nga Rahoveci në rrjetet sociale të mërkurën, transmeton Koha.net.

Mikuliq gjatë karrierës ka luajtur për klubet si Shiroki, Hopsi Polzela, Igokea, Coruna, Metalacin, Olomoucko Prostejov. Ndërsa ishte edhe te Al Ahli në Jordani.

Ai luan alo-qendër dhe qendër, ndërsa është i gjatë 215 centimetra.

“Basketbollisti kroat Josip Mikuliq është përforcimi i radhës i skuadrës, në rrugëtimin tonë drejt arritjes së objektivave. Ardhja e tij në Rahovec shton edhe më tepër gjasat për të qenë konkurrent serioz për titull”, është thënë në komunikatë të Rahovecit.