Rahoveci ka kaluar në finale të “play-offit” në basketboll pasi ka eliminuar Yllin lehtësisht në serinë gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 3 me 0.
Në ndeshjen e tretë, rahovecianët fituan si vendas me rezultat 84:70.
Fred Richardson ishte më efikasi në ndeshje me 35 pikë të shënuara e nëntë kërcime.
Në finale, Rahoveci do të përballet me Prishtinën.