KB Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit në udhëtim te Golden Eagle Ylli.
“Vreshtarët” shënuan fitore të ngushtë me rezultat prej 93-96, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë meritori për këtë fitore të Rahovecit ishte Fredrik Richardson me 25 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.
Derisa te Ylli më i miri ishte Garrius Holloman me 33 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.
Ndeshja e dytë luhet sërish në Suharekë, ditën e premte.