KB Prishtina e KB Rahoveci kanë shënuar edhe fitoret e dyta në gjysmëfinalet e “play-offit” në basketboll.
Prishtina e mposhti Bashkimin me rezultat 97-88, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë meritori për këtë fitore të Prishtinës ishte Divine Myles që shënoi 30 pikë, pati 9 kërcime e 6 asistime.
Gjersa te Bashkimi më i miri në parket ishte Jordan Capps me 29 pikë, e 6 kërcime.
Në ndeshjen tjetër Rahoveci shënoi fitore sërish në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit.
“Vreshtarët” sërish shënuan fitore të ngushtë me diferencë prej 2 pikësh, por që vetëm edhe me një fitore siguron kualifikimin në finale.
78-80 ishte rezultati final i takimit të sotëm të zhvilluar në palestrën “13 Qershori”.
Fredrik Richardson shkëlqeu në këtë fitore të Rahovecit duke shënuar 25 pikë, e duke bërë 3 kërcime.
Kurse te Ylli më efikasët ishin Holloman e Osby që shënuan nga 20 pikë.
Prishtinës e Rahovecit u duhen vetëm edhe nga një fitore për të siguruar plasmanin në finale.