KB Rahoveci e ka regjistruar edhe humbjen e gjashtë këtë edicion në Ligën Unike. Të mërkurën, Rahoveci është mposhtur në Durrës nga skuadra e Teutës me rezultatin e ngushtë 83:80, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Unike.
Në fakt, kjo ndeshje ishte edhe e para në kuadër të kësaj xhiroje. Për Teutën, që vinte pas humbjes nga Peja, kjo është fitorja e pestë këtë edicion që e ngrit në kuotën e 14 pikëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra amerikane Tamas Bruce ishte më i dalluari te Teuta pasi ndeshjen e përfundoi me “double-double” prej 20 pikëve e 15 kërcimeve. Me lojë të mirë te ekipi durrsak, u veçan edhe tre amerikanë tjetër: Calvin Whipple (16), Tyler Peterson (15) e Cameron Satherwhite (13).
Këta ishin edhe lojtarët e vetëm që shënuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Teutës. Ndërkohë, te Rahoveci, Milik Yarbrough pati 35 pikë, i përcjellë nga Fisnik Rugova (14) e Musab Mala (11).