Skuadra e Rahovecit ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit kosovar pasi e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kuadër të xhiros së dhjetë.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në Prishtinë, ka përfunduar me shifrat 88:81 në të mirë të ekipit mysafir. Me këtë fitore, që është e gjashtë rresht, Rahoveci ngritet përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 18 pikë, dy më shumë se Peja që është e dyta dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluara.
Amerikanët Isiah Traylor dhe Marvin Jones kanë udhëhequr Rahovecin drejt këtij triumfi ndaj Prishtinës, që ka 13 pikë dhe zë vendin e parafundit në tabelë. Traylor shënoi 28 pikë derisa Jones shtoi edhe 24 sosh.
Te Prishtina, qendra Fisnik Rugova ishte më efikasi me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Daniel Lekndreaj (20).