Rahoveci e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 94:87.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që fituan dy periudhat e para. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 59:43 për vendasit. Por çereku i tretë ishte vendimtar, me mysafirët që fituan 28:8 për të përmbysur rezultatin. Edhe periudha e fundit i takoi “Vreshtarëve” që mbyllën ndeshjen me 7 pikë epërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristian Bradford ishte më i dalluari te Rahoveci me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Te Prishtina Fahro Alihoxhiq shënoi 25 pikë, që s’mjaftuan për triumf.
Pas nëntë ndeshjeve, Rahoveci prin në tabelë me tetë fitore e një humbje. Prishtina është e treta me pesë fitore dhe tri humbje. Bashkimi është i dyti me gjashtë fitore e dy humbje deri tash.