Pjesërisht i errësuar nga një grumbull i peshave, muri i pasmë i palestrës së akademisë së Racing Club është pikturuar me ngjyrë të kaltër të mbyllët dhe me simbole.
Në njërën anë janë katër pika me ngjyra të ndezura, e në anën tjetër janë katër rrathë të verdhë. Duke u ngritur nga dyshemeja janë dy shtylla të portave, të vogla jo më tepër se 30 centimetra, të fiksuara, dhe në majë të tyre janë dy çengela, që përmes një litari mbajnë nga një top të varur, shkruan sot Koha Ditore.
Diego Huerta, një ndihmës në akademi dhe një nga vëzhguesit e talentëve të klubit, ecën duke shikuar shumë pak dhe ndalet vetëm kur vëren ndonjë shikim konfuz.
Te Borussia Dortmundi, shpjegon ai, akademia ka Footbonaut, një pajisje futuristike për stërvitje të dizajnuar për të përmirësuar shpejtësinë e mendjes dhe shkathtësitë e ekzekutimit. Duke qëndruar brenda në kafaz, lojtarët e Dortmundit pranojnë një top çdo pak sekonda. Njëkohësisht një katror në një nga katër muret ndizet. Lojtarët duhet të sillen dhe të qëllojnë topin në katrorin e duhur dhe më pas të bëhen të gatshëm për të pranuar pasimin e radhës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)