Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Queiroz kishte hartuar një plan 113 faqesh për SHBA-në

Përzgjedhësi aktual i Iranit, Carlos Queiroz, ishte punësuar nga Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1998, për ta hartuar një plan i cili kishte për qëllim që SHBA-ja të jetë një prej kandidateve për ta fituar turneun në vitin 2010.

“Projekti 2010” ishte plan madhështor 12-vjeçar. Plani prej 50 milionë dollarëve ishte hartuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta fitojnë trofeun më të çmuar në futboll.

SHBA-ja e kishte nisur planin pak para Kupës së Botës 1998, por ambicia e saj në Francë kishte dështuar.

Më pas ishte punësuar Queiroz për t’u treguar se çfarë është dashur për t’u përmirësuar.

Dhe Queiroz doli me një analizë dhe raport prej 113 faqesh.

Queiroz dhe Irani do të përballen pikërisht me SHBA-në në Botëror të martën, në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Irani dhe SHBA-ja ishin takuar në Botërorin 1998. Fitues kishte dalë Irani, 2:1.

Artikuj të ngjashëm