Sulmuesi Fabio Quagliarella do të shpërblehet me kontratë të re nga Sampdoria pas formës së mirë që ka treguar këtë edicion në Serie A, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Mësohet se Sampdoria i ka ofruar Quagliarellas rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni edhe për një vit tjetër. Palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vazhdim. Sulmuesi 37-vjeçar, këtë edicion ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje kampionale kurse është pjesë e Sampdorias prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Torino. Ai karrierë në Serie A, ka bërë edhe te Juventusi, Napoli e Udinese.
Artikuj të ngjashëm