Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qeveria spanjolle aprovon planin e La Ligas për të testuar lojtarët para kthimit në stërvitje

Ministria e Sportit të Spanjës të enjten ka aprovuar planet e La Ligas që klubet të testojnë lojtarët për koronavirus, para se ata të kthehen në stërvitje. La Liga ka synim që të vazhdojë me ndeshje në qershor, pas suspendimit për shkak të Covid – 19.

Sportistët në Spanjë janë shtyrë të ushtrojnë në shtëpitë e tyre që nga fillimi i marsit, për shkak të masave që janë ndërmarrë. Por kryeministri Pedro Sanchez ka bërë të ditur që sportistët mund të ushtrojnë në qendrat stërvitore që nga e hëna e ardhshme.

Një takim është mbajtur në mes të ministrit të sportit, drejtuesve të La Ligas, Federatës spanjolle, shoqatës së futbollistëve dhe klubeve të mëdha si Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi.

Ministria ka thënë se stafi mjekësor i klubeve do të lejohet të bëjë testimin. Stërvitjet individuale janë pjesë e fazës së dytë të kthimit në normalitet.

Faza e tretë përfshinë stërvitjet në grupe të vogla deri në tetë lojtarë, derisa faza e katërt përfshinë stërvitje të plota. Duhet të kalojnë dy javë me stërvitje të plota para vazhdimit të edicionit.

La Liga nuk do të vazhdojë para se faza e katërt të kompletohet. Kanë mbetur edhe 11 xhiro të La Ligas e po ashtu finalja e Kupës.

Edhe La Liga zyrtarizon kthimin e skuadrave në stërvitje Sport La Liga zyrtarizon kthimin e skuadrave në stërvitje

Derisa në Francë është anuluar edicioni dhe PSG-ja fitoi titullin, në Spanjë të gjitha institucionet e mëdha, duke përfshirë edhe departamentin qeveritar për sport, janë të përkushtuara për të kompletuar edicionin.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se anulimi i edicionit do të sillte humbje të jashtëzakonshme financiare.