Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qeveria jep leje për rifillimin e Premier Leagues nga muaji i ardhshëm

Qeveria britanike ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e ndeshjeve të Premier Leagues pa shikues nga muaji i ardhshëm, shkruan The Sun.

Në masat lehtësuese të qeverisë thuhet se aktivitetet kulturore dhe sportive munden të mbahen pa shikues, por me transmetim televiziv.

“Në fazën e dytë përfshihet lejimi i organizimit të ngjarjeve kulturore dhe sportive pa shikues e me transmetim, ndërsa duhet evituar rreziku i kontaktit të madh social”, është shkruar në dokument. 

Në dokument po ashtu shkruan se rihapja e arenave që mbledhin numër të madh të tifozëve, si stadiumet sportive, mund të jetë e mundur më vonë varësisht nga reduktimi i numrit të infektuarve.

Nuk do të ketë ndeshje kriketi në Angli dhe Uells deri më 1 korrik. Garat e kalërimit do të kthehen më vonë këtë muaj pa prani të tifozëve.


në ragbi pritet të kthehet në fillim të korrikut. Sa i përket rregullave të propozuara për boks, ku planifikohet kthimi pa tifozë në korrik, boksierët në ngjarjet në Britani duhet të mbajnë maska mbrojtëse gjatë ecjes në ring dhe mund t’u ndalohet të pështyjnë në kovë mes raundeve.

Edhe Tifozëve u lejohet kthimi në ngjarjet sportive angleze prej javës tjetër Sport Tifozëve u lejohet kthimi në ngjarjet sportive angleze prej javës tjetër

Klubet e Premier Leagues do të takohen sot për të vendosur se si do të vazhdohet. Por, në takim nuk do të jetë edhe votimi nëse do të rifillohet më 12 qershor.

Klubet ende mbesin të ndara për “Projektin e Rifillimit”, por qeveria ka dhënë tashmë konfirmimin se mund të kthehen aktivitetet sportive.