Superliga e Zvicrës në futboll pritet të rifillojë nga 8 qershori, por pa shikues. Qeveria zvicerane të mërkurën ka marrë vendimin për zbutje të masave kufizuese shkaku i koronavirusit.
Por, mbetet tash të merret vendimi nga liga zvicerane për vazhdimin e garave.
Nga 11 maji është lejuar stërvitja në grupe të vogla, maksimalisht me pesë persona, shkruan “Blick”. Nuk do të ketë kontakte trupore dhe do të aplikohen masat e distancës sociale dhe higjienike.
Futbolli në Zvicrës, si në shumicën e vendeve ishte pezulluar shkaku i koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm