Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra anulon aktivitetet sportive me mbi 1000 shikues

Zvicra ka anuluar të gjitha aktivitetet sportive me mbi njëmijë shikues, në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo masë emergjente është marrë të premten nga Qeveria zvicerane dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars. Sipas zyrtarëve ky pezullim për “aktivitetet publike dhe private” ka ardhur për shkak se 15 persona deri më tani janë infektuar me koronavirus në këtë shtet.
Ndër të tjera të gjitha ndeshjet e futbollit të Zvicrës janë anuluar me këtë vendim të Qeverisë. Ndeshjet e dy kategorive të para të futbollit profesionist nuk do të zhvillohen fare këtë fundjavë.