Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qetë në Novi Sad pak orë para ndeshjes së Xhakës

Përfaqësuesja e Zvicrës ka udhëtuar pa telashe për në Novi Sad, ku prej orës 18.00 luan ndaj Bjellorusisë. E qetë duket gjendja edhe në afërsi të stadiumit "Karagjorgje", në qendër të Novi Sadit, ku luhet takimi. Është bllokuar për vetura vetëm rruga që është para hyrjes zyrtare, ndërkohë që rrugët tjera janë të hapura për lëvizje.

Ndeshja luhet pa shikues, ndërsa në stadium janë vetëm zyrtarë të federatës bjelloruse dhe të UEFA-s që po e bëjnë gati stadiumin për ndeshje. Ka edhe personel të transmetuesit, raporton KOHA.

Zvicra, që për kapiten e ka Granit Xhakën, është vendosur disa kilometra jashtë Novi Sadit, për të evituar tensionet e mundshme. Xhaka është shqiptari i vetëm te Zvicra. Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri mungojnë për shkak të lëndimeve.