Hendbollisti kosovar Arbër Qerimi ka udhëhequr Belgjikën drejt fitores historike. Belgjika të dielën mbrëma shënoi fitoren e parë në Kampionat Botëror. E mposhti Tunizinë me rezultat 31:29. Ndeshja u luajt në Malmo të Suedisë para 1000 shikuesve.
Qerimi, që luan në pozitën e organizatorit, ishte më efikasi te Belgjika me gjashtë gola. Ai është djali i selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi.
Është nga Ferizaj. Me fitore, Belgjika ka rritur gjasat për avancim në raundin e dytë.
Në ndeshjen e parë Belgjika kishte humbur thellë, 43:28 nga Danimarka. Të martën luan ndaj Bahrejnit.