Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një shqiptar në Botërorin e hendbollit

Në Kampionatin Botëror të hendbollit po paraqitet edhe një hendbollist shqiptar.  Bëhet fjalë për ferizajasin Arbër Qerimi.

Organizatori i lojës është pjesë e Belgjikës.

Belgjika të premten humbi thellë, 43:28, nga Danimarka. Danimarka është kampione në fuqi dhe favorite e madhe për ta fituar Botërorin.

Qerimi i shënoi tri gola nga pesë tentime.

Arbër Qerimi është djali i selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi.

Arbëri prej vitit 2010 luan për Belgjikën, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës belge, HUBO Handball.

Ka luajtur edhe për Zagrebin dhe Metalurgun e Shkupit.

Artikuj të ngjashëm