Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani, ka deklaruar në “Sportin Total” të KTV-së se Prishtina ka probleme të brendshme.
Krelani pyet se pse nuk po luan Endrit Krasniqi, që sipas Krelanit është futbollisti më i mirë në Kosovë.
“Edhe pse Prishtina është skuadër që duhet të duartrokitet, unë mendoj që aty ka probleme më të thella se sa ndërtimi i lojës, pasi unë me sa po e shoh janë duke luajtur njëjtë. Nëse nuk vjen dikush i Prishtinës në studio, ne si gazetar duhet të marrim pastaj konkluzione individuale. Mua shumë më bën përshtypje se pse nuk luan futbollisti më i mirë në Kosovë, Endrit Krasniqi. Është duke munguar ndeshje pas ndeshjes. Këtë nuk e kërkojmë vetëm ne gazetarët, por edhe tifozët”, deklaroi Krelani.