Sport

Qendra Florveus i bashkohet Bashkimit

Qendra amerikane John Florveus, është përforcimi më i ri i KB Bashkimit.

31-vjeçari që ka përvojë nëpër ligat evropiane, do të jetë përforcim i duhur për ekipin prizrenas për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

"Florveus ka karrierë rreth nëntëvjeçare në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani, Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Portugali dhe Spanjë", thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Florveus pritet të debutojë me fanellën e Bashkimit në ndeshjen ndaj Rahovecit, që luhet të shtunën në kuadër të Superligës.