Përzgjedhësi Bernard Challandes ka thënë se qëllimi i tij është të vazhdojë bashkëpunimin me FFK-në, përkatësisht të mbetet edhe më tutje në postin e përzgjedhësit.
Mediat zvicerane kanë shkruar të shtunën se e ardhmja e Challandesit te Kosova nuk është e sigurt. Ai ka kontratë vetëm deri në qershor. Më herët gjatë të shtunës kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se bashkëpunimin me Challandesin do të vazhdohet.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri me përvojë.
“Dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me koronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë jam i sigurt se do ta gjejmë zgjedhjen për vazhdimin e kontratës”, ka thënë Challandes, përcjell faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai është vazhdimisht në kontakt me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.
“Ne i kemi idetë e njëjta për të vazhduar zhvillimin e ekipit kombëtar dhe ky fakt më bën optimist se ne do ta vazhdojmë pa problem bashkëpunimin. Jam i lumtur me ekipin dhe me projektin në të cilin jemi duke punuar, por edhe me pjesën tjetër të organizimit dhe menaxhimit”, ka shtuar Challandes.
-
Kryetari i FFK-së qetëson “dardanët”: Challandes vazhdon me Kosovën
-
Kostoja e madhe financiare e shkarkimit të trajnerëve të Kosovës
-
FFK-ja pa qëndrim për të ardhmen e Challandesit
-
Kreu i FFK-së, Ademi e takon Challandesin dhe i jep përkrahje
-
FFK-ja përkrah Challandesin, por s’ia garanton gjatë vendin në stolin e Kosovës