Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qamili shënon dy gola në Danimarkë

Sulmuesi shqiptar Lirim Qamili ka shënuar dy gola në elitën e futbollit të Danimarkës.

Ekipi tij Hvidovre fitoi në udhëtim ndaj Lyngbyt me rezultatin 4:2. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 20-të të Superligës daneze.

Qamili i shënoi dy gola e parë. Të parin për 2:1 në minutën e 55-të, kurse të dytin për 2:2 në minutën e 67-të.

Në 17 ndeshje, Qamili ka shënuar tri gola për ekipin e tij që zë vendin e fundit me 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm