I rritur si lojtari që në moshë të re është përcjellë nga Barcelona, Kamer Qaka më në fund ka vënë karrierën në binarët e duhur.
Ngritja e tij po vlerësohet e madhe dhe për kosovarin së fundi janë interesuar skuadra me emër në Portugali. Qysh në prill të vitit 2010, mediumet në Norvegji kishin shkruar për përcjelljen që skautët e Barçës po i bënin Qakës, atëherë 15-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ishte konfirmuar për gazetën nga prindi i lojtarit, ndërsa Qaka atëkohë deklaronte se i pëlqen Real Madridi më shumë se Barcelona. Mesfushori në atë kohë ishte te Valerenga në Norvegji.
Posa kishte mbushur 15 vjet Valerenga i kishte ofruar kontratë profesionale. Kishte firmosur për dy vjet e gjysmë. Nuk vonoi dhe debutoi në profesionalizëm, në një ndeshje për Kupë, në maj të vitit 2010. Në kampionatin norvegjez debutoi në vitin 2011.
Por në vazhdim nuk e kishte ecurinë në karrierë që i parashikohej...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.