Një trajner i futbollit amerikan në një kolegj në SHBA është pushuar nga puna për shkak se ka refuzuar të marrë vaksinën kundër COVID-19.
Universiteti Washington State ka shkarkuar trajnerin Nick Rolovich, që kishte pagën më të madhe nga të gjithë të punësuarit, dhe katër asistentët e tij, pasi dështuan të merrnin një vaksinë.
Mandati nënkupton që të gjithë punëtorët në Washington duhet të jenë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose do ta humbin punën e tyre.
Rolovich, 42-vjeçar i cili ka dituar 3.1 milionë dollarë në vit, ka aplikuar për përjashtim nga mandati.
“Prioriteti ynë ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet shëndeti i studentëve”, ka thënë drejtori i atletikës, Pat Chun.