Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pupovci e Blaka Rusta nuk përfundojnë garën

Skitarët Arbi Pupovci e Fiona Blaka Rusta nuk kanë arritur ta përfundojnë me sukses lëshimin e parë në kampionatin botëror që po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Në disiplinën sllallom i madh mbetet vetëm Albin Tahiri, që në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 53-të, me gjashtë minuta e 94 sekonda prapa skitarit kanadez, James Crawford.

Pupovci nuk e përfundoi garën në të njëjtën disiplinë ashtu si edhe Blaka Rusta në konkurrencën e femrave. Ndërkohë të tre skitarët e Kosovës do të garojnë edh enë disiplinën e sllallomit.

Artikuj të ngjashëm