Mesfushori ofensiv i Milanit, Christian Pulishiq është shpallur lojtari më i mirë i muajit dhjetor në Serie A të Italisë, kanë njoftuar të premten mbrëma mediumet italiane.
Pulishiq për çmimin e më të mirit të muajit të shkuar ka mposhtur Romelu Lukakun e Romës dhe Marcus Thuramin e Interit, që gjithashtu ishin në garë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPulishiq ka marrë më së shumti vota në sondazhin që kanë votuar tifozët e futbollit italian. Amerikani 25-vjeçar ka pasur paraqitje të mira në pjesën e parë të këtij edicioni, ndërsa Milanit iu bashkua verën e fundit nga Chelsea për 20 milionë euro.
Gjatë muajit dhjetor, Pulishit ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime për Milanin. Në total, ai ka shtatë gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.