Barcelona dhe Riqui Puig i kanë ndarë rrugët pas nëntë vjetësh. Puig të premten ka folur për lëvizjen e ish-klubit në lidhje me të.
23-vjeçari Puig u transferua te LA Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qëndrimi në Barcelonë e bashkëlojtarët e mi në Los Angeles duke luajtur ndeshje, me të vërtetë ishte e rëndë për mua, ishte situatë shumë e vështirë. Ndonjëherë duhet të marrësh vendime dhe e mora këtë. Nuk u pajtova me atë gjë, por është në rregull”, ka thënë të premten Puig, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.
Puig, portieri Neto dhe Oscar Mingueza janë larguar nga klubi. Martin Braithwaite dhe Samuel Umtiti ende kanë mbetur pjesë e skuadrës.
Në edicionin e kaluar, Puig luajti në 18 ndeshje dhe e pati një gol të shënuar.