Prishtina sonte nga ora 20:00 në “Elbasan Arena” luan ndeshjen e fazës parakualifikuesë të Ligës së Kampionëve kundër kampionit të San Marinos, Folgores.
Prishtina në ndeshjen ndaj Folgoren do të luajë me formacion 4-4-2.
Në portë do të jetë Ardit Nika, në mbrojtje Besnik Krasniqi, Tun Bardhoku, Lumbardh Dellova, Gledi Mici, në mesfushë Gauthier Mankenda, Lorik Boshnjaku, Sabien Lilaj e Endrit Krasniqi, ndërkohë në sulm janë Leutrim Kryeziu e Otto John.
Fituesi i kësaj ndeshje në finale të fazës parakualifikuese e pret fituesin e duelit mes HB Torshavnit të Ishujve Faroe dhe Inter Club d’Escaldes të Andorrës.