Kosova sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta zhvillojë miqësoren e parë nga katër sa i ka gjatë muajit të qershorit.
Kosova pritet të triumfojë pa shumë telashe ndaj San Marinos.
Kosova në portë do të startojë me Samir Ujkanin, ndërsa në mbrojtje do të jetë me Betim Fazlijin, Mërgim Vojvodan, Amir Rrahmanin dhe Destan Bajselmanin, që do të luajë ndeshjen e parë për Kosovën. Në mesfushë do të jenë Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Blendi Idrizi i Schalkes, që po ashtu është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A, ndërsa në sulm do të jenë treshja Lirim Krastrati, Arbër Zeneli e Vedat Muriqi.
Kosova: Ujkani, Bejselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda, Halimi, Kryeziu, Idrizi, Kastrati, Muriqi, Zeneli
San Marino: Benedetini, Dadeddio, Fabri, Rossi, Palazzi, Tommasini, Lunadei, Golinucci, Mularoni, Nanni, Viltaloli