Ylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi do t’i prijë Përfaqësueses së Argjentinës në duelin kundër Italisë, që njihet si “Finalissima”.
Kjo ndeshje do të nis në orën 20:45 në stadiumin “Ëembley” në Londër, ku do të përballen kampioni i Evropës me atë të Amerikës së Jugut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi Argjentina ashtu edhe Italia, tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje. Messi që mbanë shiritin e kapitenit është i vetëm në sulm te Argjentina, i përkrahur nga treshja Guido Rodriguez, Paulo Dybala e Lautaro Martinez. Angel Di Maria e Rodrigo De Paul janë vendosur në mesfushë kurse mbrojtjen para portierit Emiliano Martinez, e përbëjnë Nicolas Taglafico, Nicolas Otamendi, Nahuel Molina e Cristian Romero.
Për dallim prej Argjentinës që do të luajë me sistemin 4-2-3-1, Italia është rreshtuar 4-3-3. Gianluigi Donnarumma është në portë kurse në vijën e mbrojtjes janë vendosur Giovanni Di Lorenzo, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini e Emerson Palmieri. Në mesfushë janë Matteo Pessina, Jorginho e Nicolo Barella ndërsa sulmi përbëhet nga Federico Bernardeschi, Andrea Belotti e Giacomo Raspadori. Te Italia kapiten është Chiellini, i cili edhe do të përshëndetet nga përfaqësuesja italiane.