Skuadra e njohur holandeze, PSV, ka fituar 3:2 ndaj Monacos për të avancuar në raundin e plejofit të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë, e luajtur javën e kaluar në Monaco, kishte përfunduar 1:1. Dhe kështu vendimtare ishte ndeshja e së martës mbrëma në Eindhoven.
PSV-ja fitoi 3:2 vetëm pas vazhdimeve.
Kaloi në epërsi në minutën e 21-të, me golin e Joey Veerman. Monaco reagoi duke shënuar dy gola. Për 1:1 shënoi Guillermo Maripan, ndërsa në minutën e 70-të, Wissam Ben Yedder kaloi në epërsi Monacon (2:1).
Holandezët golin e barazimit e shënuan në minutën e 89-të. Erick Gutierrez siguroi vazhdimet.
Golin e kualifikimit për PSV-në e shënoi Luuk de Jong në minutën e 109-të.
Artikuj të ngjashëm