Tradita është një pjesë shumë e rëndësishme e Wimbledonit, duke filluar nga bari e deri te kodi i bardhë i veshjes dhe shitja e dredhëzave nëpër ambientet e "All England Club", klubit organizator të këtij turneu Grand Slam.
Por, në këtë Grand Slam, që nisi të hënën, ka diçka edhe më të veçantë dhe shumë tradicionale. E përzier me brohoritjet e publikut, është një gjë tjetër, që lojtarët kryesorë të tenisit nuk e duan: psherëtimën e publikut në Wimbledon, transmeton Koha Ditore.
"Uhhhh", është psherëtima e zhgënjimit apo shpresës së humbur që shpesh thyen qetësinë e Wimbledonit. Kjo psherëtime vjen pas gabimeve të tenistëve dhe mund të ndikoj shumë tek lojtari, i cili në vend që të rikthehet fuqishëm, fillon t'i humbasë edhe pikët tjera.
"E kam urryer këtë psherëtime dhe vazhdoj ta urrej ende kur e dëgjoj", thotë Pat Cash, australiani që në vitin 1987 ka triumfuar në Wimbledon. "Faktikisht, psikologu im gjatë tërë kohës ka punuar me mua në lidhje me këtë që më çorientonte tërësisht. Sapo bëja një gabim, i gjithë publiku bënte uhhh".
Cash pranon se dëshironte t'i kthehej publikut dhe t'i thoshte që ta mbyllë gojën, por nuk guxonte për shkak të rregullave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.