Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga oferta për sulmuesin francez Kylian Mbappe, bën të ditur "Goal.com" të enjten.
Është raportuar se Parisi ka arritur marrëveshje me Monacon për të transferuar Mbappen për 180 milionë euro, mirëpo Parisi ka mohuar se do të bëjë një ofertë zyrtare për shkak të kufizimeve që ka me rregullin e Fair Playt Financiar të UEFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi ka transferuar këtë verë Neymarin nga Barcelona për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh, dhe kështu do ta ketë të vështirë të paguajë një shifër 180 milionë euro për Mbappen, për shkak se do të thyente rregullat e UEFA-s.
Në të vërtetë edhe transferimi i Neymarit është duke u hetuar nga UEFA, për ndonjë thyerje të mundshme të rregullave nga Parisi.