Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG kërkon Buffonin

Kapitenit të Juventusit, Gianluigi Buffon, raportohet se i është ofruar një kontratë nga Paris Saint-Germaini.

Veterani konfirmoi sot se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas 17-vjetësh, por nuk tregoi nëse do të pensionohet.

“La Parisien” raportoi se atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare nga PSG-ja, ndërsa thuhet se edhe Buffoni ka pëlqyer ofertën.

PSG dëshiron të shtojë eksperiencë në skuadër, ndërsa 40-vjeçari dëshiron të luajë në nivelin më të lartë.