Paris Saint-Germaini ka fituar garën për transferimin e mesfushorit Christopher Nkunku nga Leipzigu, njofton “Foot Mercato”. Marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve, por detajet nuk janë bërë të ditura.
Për Nkunkun, Parisi ka mposhtur konkurrencën e Bayernit, Arsenalit, Manchester Cityt e Manchester Unitedit.
Nkunku po shkëlqen këtë sezon tek ekipi gjerman, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 17 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.
Nkunku është produkt i Parisit dhe te Leipzigu u pat transferuar në vitin 2019 nga ekipi francez.