PSG-ja ka hyrë në garë për Toni Kroosin e Real Madridit.
Kontrata e Kroosit me Realin nuk skadon deri në verën e vitit 2023, por raportohet se ai është i hapur për tu larguar.
Te Parisi besojnë që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund ta shesë Kroosin, pasi nuk dëshiron ta humbas me parametra zero në fund të kontratës së tij.
Për shërbimet e mesfushorit gjerman interesim ka shfaqur që një kohë edhe Manchester City.
Toni Kroosi iu bashkua klubit spanjoll në vitin 2014 nga Bayerni për 25 milionë euro.
Ai ka fituar dy tituj të La Ligës dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve.