Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e qendërmbrojtësit Raphael Varane nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Ditë më parë, është raportuar se Varane ka kërkuar largimin nga Real Madridi gjatë verës, pasi nuk është i kënaqur në “Santiago Bernabeu”.
Te PSG-ja e shohin 25-vjeçarin si përforcim të duhur për repartin defensiv, transmeton Koha Ditore.
Varane ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka regjistruar 35 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola.
Ai është pjesë e Realit prej vitit 2011 kur u transferua nga Lensi për dhjetë milionë euro.