Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me tre mungesa kundër Rennesit

PSG-ja ka njoftuar se Layvin Kurzawa, Julian Draxler dhe Sergio Ramos nuk do të udhëtojnë te Rennesi për duelin që do të zhvillohet të dielën nga ora 13:00.

Vet klubi nga kryeqyteti francez e ka bërë të ditur lajmin 24 orë para udhëtimit për ndeshjen e xhiros së nëntë në elitën e futbollit francez.

Julian Draxler dhe Layvin Kurzawa janë të sëmurë, derisa Sergio Ramos ende nuk është i gatshëm për lojë, derisa po bën përgatitje individuale për ta kthyer formën më të mirë fizike.

Artikuj të ngjashëm