Pas Barcelonës edhe Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, portugezin Bernardo Silva.
“The Times” ka raportuar të enjten se Parisi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Cityt për Bernardon.
Mësohet se për transferimin e tij, PSG-ja ka ofruar 70 milionë euro. Bernardo është i gatshëm të largohet nga City, por ekipi anglez po kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.
Më herët ishte raportuar se ai kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por te Parisi po shpresojnë ta bindin Cityn për ta lënë 28-vjeçarin ta vazhdojë karrierën në Francë.
Bernardo ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.